Kampioni i peshave të lehta (lightweight)Vasily Lomachenko do të rikthehet në ring për të mbrojtur dy titujt e tij kampion bote (WBA, WBO) më datë 12 prill në Los Angeles. Rivali i ukrainasit do të jetë ish-kampioni i botës Anthony Crolla.
Ky është dueli i parë i Lomachenko-s për vitin 2019-të. Niveli i dobët i kundërshtarit ka bërë që ukrainasi të marrë shumë kritika për faktin që ai nuk pranon të rrisë peshën boksojë në divisonin e peshave super të lehta, pasi në kategorinë “lightweight” 31-vjeçari nuk ka asnjë rivalë.
The stars are coming back out to Los Angeles. #LomaCrolla
April 12 | Staples Center | ESPN+ pic.twitter.com/i1hKX6gqWj
— Top Rank Boxing (@trboxing) February 25, 2019
Gjithsesi Lomachenko është shprehur shumë herë se ai nuk ka ndërmend ta mendojë mirë para se të rrisë një tjetër divizion peshe. Duhet përmendur se në debutimin e tij në boksin e parë profesionist gjashtë vite më parë, boksieri ukrainas boksonte në peshën featherëeight, tri divizione më poshtë se se ai aktual ku sundon pa njohur fare konkurrencë.