Lokomotiva i falet shqiptarëve, tre gola kuqezi

Lokomotiva e Zagrebit numëron disa shqiptarë pjesë të ekipit. Me ekipin e parë po spikasin Myrto Uzuni dhe Lirim Kastrati, kurse dy të tjerë i ka huazuar në Superiore te skuadra e Laçit. Jon Mersinaj dhe Enis Çokaj po luajnë si titullarë me kurbinasit, kurse me moshat e kroatëve aktivizohen Arbër Mehmetllari dhe Indrit Tuci.

Të dy këta të rinj kanë qenë protagonistë ditën e sotme, pasi i kanë dhuruar fitoren Lokomotivës U19. Edhe pse në transfertë, ata ju gëzuan fitores me Sesvete me rezultatin 1-3. Sulmuesi Mehmetllari ishte autor i dy golave. Fillimisht ai realizoi në minutën e 15-të dhe me pas në të 40-n.

Pas golit të avantazhit 1-2 të realizuar nga Mehmetllari, u aktivizua edhe Tuci. Trekuartisti arriti të shënonte golin e tretë të takimit në fund të ndeshjes. Ish-lojtari i Akademia e Futbollit realizoi në minutën e 90-të dhe ky ishte goli i tij i parë me Lokomotivën, që kryeson kampionatin e të rinjve në Kroaci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online