Nga Klaudio Ndreca
Një përmbysje dramatike dhe mes shumë emocioneve të dhuruara ishte ajo e Lokomotivës së Zagrebit ndaj Hajdukut të Splitit. Përballje direkte mes dy ekipeve që kërkojnë vendin e dytë në elitën e futbollit kroat, atje ku vetëm Dinamo e Zagrebit e ka bërë diferencën me skuadrat e tjera sa i përket pikëve të marra.
Hajdukut kaloi në avantazhin 0-2, por supergoli i Indrit Tucit dhe dopieta e Kolinger i dhuruan fitoren dramatike Lokomotivës së Zagrebit. Gjithsesi këta të fundit e kanë paguar një faturë të lartë në këtë ndeshje. Përballja e ardhshme do të jetë në transfertë ndaj Istrës dhe atje do t’i mungojnë tre futbollistë kryesorë për shkak të pezullimeve me kartonin e verdhë. Bëhet fjalë për Myrto Uzunin, Enis Cokajn dhe mbrojtësin që dhuroi dy gola ndaj Hajdukut, Kolinger. /Sport Ekspres/