Digitalbi e shet lirë Superioren! Redi Jupi: 10 lekë për një ndeshje shqiptare, fola me një nga drejtuesit

Çështja e Digitalbit ka bërë jehonë disa ditë më parë, teksa FSHF vendosi që t’i bllokojë përkohësisht të drejtën e transmetimit të ndeshjeve të Superiores. Kjo për arsyen e borxheve të prapambetura, ndërsa u vendosë që takimi mes Partizanit dhe Luftëtarit të transmetohej në faqen zyrtare të Federatës. Menjëherë do të vinte edhe pagimi i një kësti nga borxhet, duke e ri sjellë edhe njëherë sinjalin për transmetimin e ndeshjeve në “Supersport”. Po përse ka ndodhur një gjë e tillë? Redi Jupi ka bërë një analizë të situatës te “Procesi Sportiv”, pas diskutimit që pati me një nga drejtuesit e kësaj kompanie mediatike, duke dalë në përfundimin se paketa e tyre sportive shitet shumë lirë për shikuesit.

“Është bërë një diskutim i madh këto ditë edhe për çështjen e Digitalbit pa dashur të futem në gjëra që nuk na takojnë. Diskutimi që bëra me një nga drejtuesit aty ishte për vlerën me të cilën shitet Superliga. Pra nëse ti blen paketën e saj, duke pasur dekoderin, është 18 mijë lekë të vjetra, pra diku te 14 euro.

Janë 220 ndeshje afërsisht, 180 ndeshje kampionat dhe 40 në Kupë. Po ta pjesëtosh i bie 10 lekë të vjetra për ndeshje. Të vjetra, jo të reja. Sado problematika dhe mungesë cilësie të ketë një ndeshje, ne po përgatisim breza të reja që do të shohin një vlerë të tillë. Është urgjente që të gjithë të kemi një strategji mbarëkombëtare për një vlerë të sportit tonë”, tha Jupi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online