Bolonja po kërkon një pasues të Likojanisit. Klubi italian ka gjetur alternativën e duhur në kampionatin polak. Sipas “Resto del Carlino”, Bolonja ka kërkuar informacione për Dion Gallapenin.
Klubi italian e sheh talentin nga Kosova si lojtarin e duhur për krahun e majtë të mbrojtjes. Gallapeni po kalon një periudhë mjaft të mirë në radhët e Visla Plokut, si dhe ka dëshmuar veten e tij edhe me fanellën e përfaqësueses së Kosovës./Sport Ekspres/