Espanjoli ka vendosur të nxjerrë në shitje Keidi Bare, i cili nuk e ka statusin e të paprekshmit në skuadër. Mediat spanjolle bëjnë me dije se bardheblutë janë të gatshëm të shqyrtojnë ofertat që do të vijnë për lojtarin nga Fieri.
Keidi Bare do të jetë një element i rëndësishëm për trajnerin në rast se qendron në radhët e Espanjolit, por këta të fundit e shohin 25-vjeçarin si një mundësi për të fituar para. Kontrata e tij përfundon në fund të sezonit të ardhshëm, prandaj klubi katalanas nuk dëshiron që Bare të largohet me parametra 0 verën e ardhshme./Sport Ekspres/