Skandal në Poloni/ Nuk kanë fund telashet, sponsorët kërcënojnë Federatën për ndërprerjen e bashkëpunimit

Kombëtarja polake nuk po arrin të gjejë dot qetësi. Pas problematikave të brendshme që i kanë shoqëruar që nga Kupa e Botës, si dhe rezultateve zhgënjyese në nisjen e fushatës për kualifikueset e Euro 2024, një tjetër telash ka lindur në Poloni. Në qendër të kritikave është vënë presidenti i Federatës Polake të Futbollit. Në avionin e Kombëtares ka udhëtuar drejt Moldavisë edhe një person me precedent penal për korrupsion, Miroslav Stasiak.

Federata Polake ka komunikuar se Stasiaku është ftuar në udhëtim nga njëri prej sponsorave, por pa zbuluar emrin. Kjo deklaratë ka irrituar sponsorat e Federatës, të cilët tashmë kërcënojnë për ndërprerjen e bashkëpunimit. Një vendim që do e dobësonte edhe më shumë ekipin kombëtar të Polonisë, që do të kishte më pak buxhet në dispozicion./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online