Lojtari serb i rritur me Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin: Baballarët e tyre e flasin mirë serbishten

Darko Jevtic është futbollisti serb i lindur në Zvicër. Ky lojtar ishte pjesë e të rinjëve të Bazelit bashkë me Xhakën dhe Shaqirin. Në intervistën për Kurir, futbollisti tregon marrëdhënien fantastike që ka pasur me lojtarët e Zvicrës.

Kam luajtur me Xhakën dhe Shaqirin nga moshat në Bazel. Unë kam pasur një marrëdhënie normale me ata të dy. Tani, çfarë po bëhet përmes mediave dhe çfarë po provokojnë ata, nuk e kam të qartë. Nuk arrij ta kuptoj. Unë dhe Granit Xhaka shkuam në shkollë bashkë dhe stërviteshim bashkë. Nuk kam dëgjuar nga ai, nuk më kujtohet.

Luajtëm së bashku, rrinim, stërviteshim çdo ditë. Meqë ra fjala, folëm në gjermanisht. Graniti nuk di serbisht, por babai i tij, si dhe babai i Shaqirit, flasin mirë serbisht. Asnjëherë nuk ka pasur probleme dhe as nuk është provokuar në baza politike. Jemi rritur përmes klubit, kemi qenë sportistë. Nuk e di se çfarë u shkoi në kokë që të sillen ashtu siç bëjnë. Ata duan të bëhen heronj, por për mua është një histori krejtësisht idiote. Nuk e kam të qartë se si mund të bëjnë gjëra të tilla njerëzit që janë rritur me ne serbët. Jemi sportistë, nuk duhet të merremi me politikë”, tha Jevtic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online