Jehona e madhe e Mirlind Dakut nuk ka të përfunduar sa i përket nisjes së këtij sezoni të ri. Flitet për sulmuesin që ka shënuar më tepër gola në Europë për këtë kampionat, teksa statistikat janë vërtet të frikshme. Në 7 ndeshjet e para është tundur 14 herë porta e kundërshtarëve, duke qenë makthi i çdo mbrojtje rivale.
Disa ditë më parë emri i ish-lojtarit të Kukësit do të bënte jehonë në Italinë fqinje, ndërsa këtë herë kalon edhe në Francë. Media franceze “SoFoot” është tërhequr nga kjo statistikë e pazakontë duke e prezantuar si sulmuesin që po çmend futbollin në Kosovë. /Sport Ekspres/