E donte Totenham-i, prapaskenat për Brojën: Folëm me nënën e tij, tmerrësisht kualitativ

0

Armando Broja shpërtheu me dy gola ndaj Den Hagës. Sulmuesi shqiptar realizoi dopietë dhe u kthye në qendër të vëmendjes në “Eredivisie”, si një nga futbollistët më kualitativ dhe premtues për të ardhmen. Drejtori teknik i Viteshes ka treguar edhe procedurën e negociatave sesi është transferuar Armando Broja.

“Broja është tmerrësisht i mirë. Shkoi në ekipin e parë të Chelsea-t. Bëri debutimin ndaj Everton, ka potencial dhe ambicie të madhe”, tha Johanes Spors.

Në Holandë shkruajnë se në merkaton e verës u luajtën të gjitha kartat për afrimin e Brojës te Totenhemi. “Viteshe i la të gjitha zgjedhjet e tjera, donte vetëm Brojën. Nuk kishte shumë konkurrencë. Chelsea e donte gjithashtu për ti shtuar cilësitë U-21. Kisha bisedime të vështira në Londër. Shkova në Angli dhe në shtëpinë e tij. Fola me mamanë e tij. Ishte hapi i madh ky i Holandës për të”, u shpreh drejtori teknik i Viteshe. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.