Gledi Mici ishte futbollisti i parë i Shqipërisë zyrtare që u ftua nga Kosova sa i përket dy ndeshjeve miqësore që do të zhvillojnë dardanët ndaj Guinesë dhe Gambisë. Trajneri Shaland thërriti në listë vetëm futbollistët e futbollit vendas, ndërsa mbrojtësi i Prishtinës do të luante me pasaportë të Shqipërisë, pasi nuk e ka atë të Kosovës.
Por një problem i madh po e mban ende në diskutim debutimin e Micit me fanellën e dardanëve. Kjo pasi drejtuesit e klubit të Prishtinës janë mbledhur për të marrë vendimin nëse do t’i japin ose do t’i ndalojnë lojtarët e tyre te Kosova.
Në datat 22 dhe 25 qershor Prishtina do të luajë për “Champions League”, e për këtë arsye zyrtar të klubit janë shprehur se do të shohin të mirën e tyre që është më e rëndësishme sesa këto ndeshje miqësore që zhvillon Kosova. Megjithatë kundër kësaj ide janë shfaqur edhe zyrtarë të Kosovës që i bëjnë të ditur Prishtinës se nuk mund të vendosi ajo për futbollistët nëse thirret nga Kombëtarja. /Sport Ekspres/