E bujshme/ Aguero zyrtarizohet përfundimisht tek Barcelona: Jam te klubi më i madh në botë

Nuk ka asnjë surprizë! Figura e njohur e futbollit botëror, Aguero, ka vendosur që të luajë në “La Liga” duke firmosur me Barcelonën. Shumë javë negociata dhe katalanasit arritën qëllimin e tyre për të siguruar shërbimet e sulmuesit.

Futbollisti 32-vjeçar ka si detyrë për të forcuar qendrën e sulmit ku pati probleme skuadra pas largimit të Luis Suarez. Kontrata është firmosur deri në mes të vitit 2023, ndërsa nuk dihet ende rroga që do të përfitojë Agueron. Në intervistën e dhënë për faqen zyrtare të klubit sulmuesit është shprehur se ka mbërritur në klubin më të madh në botë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online