Lojtari i Chelsea-t që ndihmojë Armando Brojën të kalonte dëmtimin: Isha personi i parë që i flisja, i shkruaja çdo mëngjes

Ben Chilwell kërkon që të jetë kapiteni i ri i Chelsea, ndërsa sjelljen drejtuese e ka shfaqur edhe jashtë fushës së blertë. Rasti më i mirë është ai i Armando Brojës. Pas dëmtimit të shqiptarit, Chilwell ishte personi i parë që i shkruante lojtarit të Kombëtares duke i treguar se çfarë duhej të bënte për të kaluar dëmtimin pasi një situatë të tillë e kishte kaluar edhe vetë më parë.

“Kam pasur biseda me Armando Brojën kur e kaloi dëmtimin. Isha personi i parë që flisja me Armandon çdo mëngjes. Çdo gjë që ai donte të dinte për uljet dhe ngritjet e kalimit të një dëmtimi ACL, sepse unë e kalova atë sezonin përpara se ai ta bënte atë.

Mendoj se është e rëndësishme të ndihmoj këta lojtarë që po kalojnë pikërisht atë që kam kaluar unë. Unë në thelb thjesht i bëj të ditur se çdo gjë që duan të dinë në lidhje me dëmtimin, ose në çfarëdo mënyre që ndihen mendërisht, nëse kanë ndonjë gjë për të cilën duan të flasin, unë jam gjithmonë aty për ta”, tha Chilwell. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online