Lojtari hedh trajnerin përtokë gjatë përleshjes fizike, klubi i elitës së Francës përjashton futbollistin

Një ngjarje që nuk i shkon aspak sportit dhe vlerave që ai kërkon të shpërndajë ka ndodhur në Francë. Mamadou Sakho është përleshur fizikisht me trajnerin e tij, Michel Der Zakarian-in. Sherri mes tyre ka nisur që në fushën e blertë, ku Sakho shihet që dukshëm është i acaruar me kreun e pankinës së Montpellier-së.

Grindjet kanë vijuar edhe në dhomën e zhveshjes. “L’Equipe” raporton se futbollisti e ka kapur trajnerin e tij nga kravata dhe më pas e ka hedhur përtokë. Klubi franez ka njoftuar se Mamadou Sakho është përjashtuar nga skuadra, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të dhënë më pas verdiktin përfundimtar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online