VIDEO/ Fejnordi turpëron Lacion në Champions, Sarri lë Hysajn në dhomën e zhveshjes në pjesën e parë

Lacio largohet me turp nga Hollanda. Fejnordi ka marrë sot një fitore bindëse në raundin e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Holandezët shkundën rrjetën që në minutën e 27, por festa e Himenezit u ndal nga VAR-i. Megjithatë, lojtari i Fejnordit arriti të shënonte përsëri vetëm 4 minuta më pas. Këtë herë goli i ishte i rregullt. Në minutën e 2-të të shtesës së pjesës së parë Zerruki dyfishoi rezultatin për bardhekuqtë.

Pjesa e dytë nis me ndryshime në radhët e Lacios. Sarri vendos që të lërë në dhomën e zhveshjes Elseid Hysajn, që së bashku me Rovelën, janë zëvendësimet e para të trajnerit Italian. Megjithatë ndryshimet nuk japin efektin e pritshëm. Fejnordi gjen sërish rrugën e rrjetës. Këtë herë me anë të Himenezit në minutën e 74-t të takimit. Lacio reagon 9 minuta më vonë, kur Pedro shndërron në gol një 11 metërsh. Por ky gol i vlen vetëm statistikave, teksa rezultati përfundimtar shënon 3-1 për holandezët./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online