Lojtarët shqiptarë fitojnë zemrat e Koniasporit, Endri Çekiçi fiton “sfidën“ me Sokol Cikalleshin

Koniaspori ka bërë një nisje perfekte të kampionatit, ku numëron pikë të plota në dy takimet e para. Fitorja e fundit foli e gjitha shqip, teksa një gol i Çekiçit dhe më pas një tjetër në minutat e fundit nga Cikalleshi sollën tre pikët kundër Bashaksehirit. Dyshja e lojtarëve të Kombëtares kuqezi kanë fituar menjëherë zemrat në Koniaspor, ku po tregojnë se do të jenë dy elemente kyç në këtë sezon.

Në një sondazh të zhvilluar, Endri Çekiçi ka dalë triumfues i “sfidës” me Sokol Cikalleshin. “Pusulahaber” raporton se mesfushori i talentuar është preferuar nga tifozët si njeriu i ndeshejs kundër Bashaksehirit. Me 60.5% të votave Çekiçi ka lënë pas sulmuesin kavajas, i cili numëronte 39.5% të votave nga tifozët./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online