“Pranojmë vendimin”! Tirana del me njoftim zyrtar për Grent Halilin: Do jetë pjesë e pandashme e administratës

Tirana ka dalë pak minuta më parë me një reagim zyrtar në lidhje me tërheqjen nga futbolli të Grent Halilit. Klubi bardheblu bën me dije se e ka pranuar këtë vendim të 23-vjeçarit, të cilin e falenderon për kontributin që ka dhënë për këtë fanellë. Grent Halili do të largohet nga fushat e blerta, por jo nga futbolli, pasi skuadra kryeqytetase njofton se në vijim ai do të mbetet një pjesë e pandashme e administratës së klubit.

“Faleminderit Grent Halili! Klubi i Futbollit Tirana ka pranuar vendimin e lojtarit Grent Halili për t’u tërhequr nga futbolli i luajtur. 23-vjeçari ka vendosur të ndajë rrugët me fushën e blertë por duke bërë të ditur se do të jetë gjithmone pjesë e klubit. Tashmë Halili do të jetë pjesë e pandashme e administratës së klubit. Faleminderit Grent për emocionet, për shpirtin që ke dhënë gjithmonë në fushën e lojës. Gjatë rrugëtimit tënd tregove deri në fund se je lojtar me karakter dhe një shok skuadre i pazëvendësueshëm. Suksese në rrugëtimin tënd të ri. Përjetë bardh’e blu!”, njofton klubi i Tiranës./Halit Delibashin-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online