Historia e Viteshes me futbollistët shqiptar duket se nuk do të përfundojë me Armando Brojën. Ky i fundit shkëlqeu me verdhezintjë duke përmbushur të gjitha pritshmëritë në sezonin e tij të parë si profesionist, duke bindur kështu drejtuesit e Viteshes, të cilët dëshirojnë ta huazojnë nga Chelsea edhe për sezonin e ardhshëm.
Por në të shkuarën një tjetër sulmues shqiptar ka shkëlqyer me fanellën e skuadrës holandeze. Bëhet fjalë për Milot Rashicën, i cili tashmë po vazhdon të ngjisë hapat e tij në karrierë. Eksperiencat me lojtarë shqiptar kanë rezultuar të duhurat për Viteshen, prandaj një tjetër bashkëkombas i Brojës dhe Rashicës do të vishet verdhezi.
Klub inga Arnhem ka njoftuar transfermin e Toni Domgjonit. Mesfushori 22-vjeçar ishte pjesë e Cyrihut në Zvicër, nga ku u largua si lojtar i lirë. Domgjoni ka firmosur një kontratë 3-vjeçare në Holandë, por me mundësi rinovimi edhe për një tjetër vit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/