U shpall si lojtari shqiptar më i mirë në Europë, por Rroca nuk bind trajnerin e Shqipërisë

Ky sezon është padyshim më i miri që Eduart Rroca ka përjetuar në karrierën e tij. Mesfushori shqiptar ka gjetur te Istanbulspori vendin e duhur për të treguar vlerat e tij. Ish-lojtari i Kukësit ka qenë titullar i përherëshëm në Ligën e Parë turke, ku ka vendosur edhe statistika për tu duartrokitur. 9 gola dhe 9 asiste mbajnë firmën e tij. Gjithashtu në përfundim të sezonit, “Sofascore” shpërndau një listë me futbollistët me vlerësimin më të lartë për secilin shtet të Europës, ku Shqipëria përfaqësohej pikërisht me Eduart Rrocën.

Por pavarësisht se ka kaluar një sezon pozitiv, mesfushori shqiptar nuk ka bindur dot trajnerin Reja. “Sport Ekspres” mëson se Rroca duhet të presë ende për të bërë realitet ëndrrën e tij për të veshur fanellën kuqezi, pasi nuk do të jetë pjesë e listës së lojtarëve të grumbulluar nga Reja për miqësoret me Çekinë dhe Uellsin. Ndoshta një transferim i 27-vjeçarit në një kampionat më cilësor mund të ndryshojë situatën e tij me Kombëtaren./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online