“Lojtarët po përqafoheshin”, trajneri i Pogradecit: Zoti na dëgjoi, i kërkova 3 javë përgatitje për kampionatin

Trajneri i Pogradecit, Ardian Abazaj, ka treguar emocionet e futbollistëve pas rinisjes së stërvitjes. Liqenorët janë në vendin e parë në Grupin B dhe gjenden dy pikë larg Apolonisë. Dëshira dhe objektivi është për t’u ngjitur në Superiore, por konkurrenca është e madhe. Në një prononcim për “RTSH Sport”, Abazaj shprehet se ekipi është gati për të mbyllur sezonin.

“Duket si dita e parë e stërvitjes. Po e shikoj se këta djemë mezi e prisnin. E pashë që ndoshta i thyen edhe rregullat duke u përqafuar me njëri-tjetrin pasi janë shumë të afrueshëm dhe u bënë kohë pa u parë. I kërkova Zotit që të kishim nga tre javë përgatitje për vazhdimin me kampionatit. Ai na dëgjoi dhe tani u bënë 4 javë, që për mua janë mëse të mjaftueshme. Do mundohemi që të vazhdohemi atje ku e lamë me Orikumin. Nuk diskutohet që gjithë kjo sakrificë dhe punë nuk do të hidhet poshtë”, tha Abazaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online