“Jemi të uritur, kthejmë festën në 3 qershor”, Bruno Dita flet për vështirësitë e rifillimit: Do na ndikojë vapa

Klubet i janë rikthyer stërvitjeve në grup dhe po përgatiten për rinisjen e sezonit, që është planifikuar në datën 3 qershor. Futbollitët kanë humbur disi nga forma fizike, pasi stërvitja në shtëpi nuk është e njëjtë me atë në fushë, ku mund të ushtrohen edhe me topin. Megjithatë ky rifillim do i gjejë sërish klubet duke luftuar për objektivat e tyre të vendosura që nga nisja e sezonit. Mbi këtë rikthim në fushë flet edhe një nga pikat kryesore të Skënderbeut, Bruno Dita, i cili shpreh vështirësitë që do të hasen. Por nga ana tjetër tregon se në kampin e tyre janë të uritur për të dhënë më të mirën, ndërsa premton se do të risjellin festën në datën 3 qershor.

“Mendoj se jemi të uritur për të bërë sa më mirë dhe të gëzuar që u rikthyem sërish të stërvitemi. Do jetë shumë e vështirë, pasi kemi bërë dy muaj pushime. Gjithashtu edhe vapa pritet të ndikojë jo pak, por shpresoj të mos kemi dëmtime. Mendoj se do jetë e vështirë përshtatja dhe kapja e ritmit që ishte më përpara. Futbolli na ka munguar neve, por edhe të gjithë futbolldashësve, ndaj besoj se më 3 qershor do të rikthehet festa”, ka thënë Bruno Dita./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online