Lojtarët përjetojnë udhëtimin më të pazakontë, do të luajnë futboll pas 15 orëve rrugëtim me tren

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Lojtarët e Lokomotivës së Moskës kanë përjetuar udhëtimin më të pazakontë në arrierën e tyre. Skuadra ruse do të përballet me ekipin e Rostovit në fundjavë, por për të shkuar në këtë qytet i duhet të përshkojë 1,100 kilometra rrugëtim me… tren.

Avioni nuk ishte një  alternativë për Lokomotivën e Moskës, teksa aeroporti i Rostovit është jashtë funksionit. Bazat ajrore në jug të Rusisë përflitet të përdoren për lëshimin e ra.ketave në drejtim të Ukrainës, kufiri me të cilën ndodhet pranë Rostovit. Në këto kushte skuadrës kryeqytetase i është dashur të  marrë trenin për të mbërritur në destinacion. Një udhëtim mjaft i gjatë ky, që zgjat përafërsisht 15 orë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *