“Lojtarët nga Shqipëria nuk i tremben motit”, trajneri i Legias: Muçi? Tregoi se çfarë jemi për një lojtar si ai…

Nga Klaudio Ndreca

“Mbiemri i tij është Muçi, por ne do ta quajmë Mesi”. Me këto fjalë e priti trajneri i Legias ish-sulmuesin e Tiranës, vetëm pasi e pa në një seancë stërvitore. Paraqitja e talentit shqiptar ishte mahnitëse për drejtuesit e klubit polak që u bindën menjëherë se kishin qëlluar në shenjë me transferimin e kryer.

Muçi do të debutonte në ndeshjen e parë që u zhvillua pas transferimit të tij, atje ku Legia fitoi në shifrat 1-2 në transfertën ndaj Gornik. I aktivizuar në minutën e 45 të takimit, por pa arritur që të lërë gjurmë në debutim, teksa nuk u godit asnjëherë porta kundërshtare.

Trajneri i Legias, Michnieëicz, e ka të qartë arsyen se përse Muçi nuk la gjurmë që në debutim. “Katër futbollistë të rinj kanë ardhur tek ne. Tani ata duhet që të integrohen në ekip sa më shpejtë që të jetë e mundur. Sigurisht, është më e lehtë që të përshtatësh një lojtar që ka pasur stërvitje të rregullt si në rastin e Szabanoë. Muçi ka ardhur tek ne dhe është në mesin e dy klasave. Mund të shihet se është i përgatitur fizikisht. Por ndeshja e fundit e tregoi se çfarë kampionati jemi ne për një lojtar teknik si Muçi.

Do të jetë shumë e vështirë në fillim pasi ka lojë agresive. U përball me ekipin që është edhe vrapuesi më i madh në kampionat. Kishte shumë pak hapësirë për të në fushën e lojës. Sa i përket dy lojtarëve të tjerë, kanë numrin më të madh të stërvitjeve të prapambetura. Këto afrime të reja unë do të doja që të futeshin sa më shpejt të jetë e mundur, por nuk e di sesa kohë do të zgjas.

Kultura lindore është më e lehtë për t’u përshtatur sesa portugezët ose spanjollët, qoftë edhe për shkak të temperaturës. Përshembull, lojtarët nga Shqipëria, Ukraina nuk tremben nga moti ynë nga fundi i shkurtit ose fillimi i marsit. Nuk vjen si tronditje për ta dhe janë shumë të ngjashëm në aspektin sesi i mendojnë gjërat me lojtarët polak. Ata kërkojnë gjithmonë që të punojnë shumë”, u shpreh trajneri i Legias. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online