Ndeshje e veçantë për mbrojtësin e Kombëtares/ Juventusi ka nisur kontaktet, sot luan kundër kampionëve

“Anuloi një farë Zlatan Ibrahimoviç”. Ardian Ismajli është njeriu që ka lindur i përgatitur për të përballuar ndeshjet me vështirësi dhe presionin më të madh. Në momentin që u transferua te Spezia, trajneri Italiano ka zgjedhur që ta aktivizojë vetëm në përballjet më të vështira.

Mbrojtësi shqiptar ka shkëlqyer në çdo përballje për të qenë më i vlerësuari. Kjo ka sjellë interesimin e shumë klubeve, ndërsa “Sport Ekspres” mësoi se Juventusi ka nisur kontaktet dhe e ka në vëzhgim këtë mbrojtës deri në fundin e sezonit.

Por testimi më i rëndësishëm vjen në mbrëmjen e sotme. Spezia do të përballet në transfertën e Juventusit dhe Ismajli do të ketë gjithë presionin me vete. Jo vetëm që i duhet të përballojë yjet e Serisë A dhe të jetë ndihmë për Spezian, por nga krahu tjetër Ardiani e di më së miri se sytë e drejtuesëve bardhezinjë janë të drejtuar tek ai. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online