Barcelona B tregon statistikat, kryeson Rei Manaj si mbreti i golit dhe pas tij vjen “Mesi i ri”

0

Rei Manaj ka shpërthyer me golat e shënuara në këtë sezon të ri. Futbollisti i Kombëtares e ka tundur shtatë herë rrjetën me Barcelonën B duke e ndihmuar së tepërmi ekipin e dytë të katalanasve. Menjëherë pas tij vjen Collado, që cilësohet në Spanjë si “Mesi i ri”. Thuajse të njëjtat lëvizje në driblime dhe inteligjencë me yllin argjentinas, ndërsa ka arritur që të shënojë pesë gola në këtë sezon.

Kjo performancë fantastike e Rei Manajt nuk do të kalojë pa vëmendje edhe nga Barcelona A. Nëse sulmuesi shqiptar do të vazhdojë që të mbajë ritmin, prova e madhe e golave të shënuara dhe e bashkangjitur me rezultatet e dobëta të Barcelonës A, që duket se e ka kapitull të mbyllur edhe me La Liga-n, do t’i japi më shumë hapësira futbollistëve të akademisë. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.