“Lojtarët japin gjithçka për fanellën”, Kalari tregon problemin e Partizanit: Nuk ka vd.ekur akoma, fati i keq që i nisim ndeshjet 0-1

Partizani duhet të presë ende për fitoren e parë në kampionat. Kryeqytetasit nuk kanë marrë më shumë sesa një pikë kundër Egnatias. Një ndeshje që nis me malore për të kuqtë pas gabimit fatal të Hoxhës. Gjuajtja pa shumë pritshmëri nga Xhekson përfundoi në rrjetë, teksa edhe portieri i kryeqytetasve nuk i dha rëndësinë e duhur.

Ndërkohë barazimi erdhi në fundin e pjesës së parë pas pasimit të Markut që nxorri te Cara. Rastet nuk munguan në pjesën e dytë, por Allmuca mund të gjente golin e dytë të Egnatias, teksa topi u ndal në traversë. Me këtë barazim 1-1, Partizani qëndron i zhytur në krizë. Nga krahu tjetër një rezultat i papritur erdhi edhe për Teutën. Gruda i dha avantazhin në minutën e 56 ekipit, por rastet në rritje të Kastriotit pas pësimit të golit u konkretizuan në të 80 me të sapofuturin Mudrazija. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Kalari: “Ishim përgatitur për pikën e kthesës, që të dilnim te fitorja. Për fatin e keq e nisëm ndeshjen në disavantazh, si gjithmonë. Krijuam shumë raste dhe nuk arritëm që të shënonim. U krijuan vërtet shumë. Lojtarët po japin gjithçka për fanellën, që të dalin nga kjo situatë. Ne i kemi dominuar kundërshtarët, përveç ndeshjes me Kukësin. Nuk na mbetet asgjë peng sa i përket lojtarëve me atë që japin në fushën e lojës. Shumë ndeshje i nisim 0-1, për fatin e keq. Ne luajmë mirë, nuk jam dakort për fjalët, por fati ynë i keq që e thashë, e nisëm ndeshjen 0-1. Nuk kemi vdek.ur akoma dhe jam i sigurt se do ta nxjerrim Partizanin nga kjo situatë”.

Martini: “Ishte gjynah që të humbnim dy pikë sot. Kishim shumë raste për të mbyllur ndeshjen, nuk ia dolëm. Ia lëshuam pjesën e dytë kundërshtarit, vuajtëm shumë pas minutës së 70 dhe mund të pësonim golin e dytë. Gruda po rritet dhe do t’i vijë koha për të qenë pjesë e ekipit, për të pasur më shumë minuta. Nuk na falet ky barazim. Georgiev dhe Koumbemba? Këtë kontigjent të lojtarëve kemi, në fundin e janarit ne duhet të bëjmë analizën”.

Magani: “Ne erdhëm për të fituar ndaj Partizanit, pavarësisht shkallës së vështirësisë. Partizani është emër i madh dhe ishte shumë i motivuar për të fituar. Ishim me fat te goli ynë. Administruam mirë rezultatin dhe më pas Partizani po na merrte terrenin. Fola dhe me çunat në fundin e pjesës së parë. Nëse nuk do të ishim gëzuar siç gëzuam në fundin e pjesës së parë, pa rënë bilbili, do të ishte tjetër histori. Pedro kishte problem me gjurin dhe bëri sakrificë për të hyrë disa minuta në fushë.

Ndreu: “Duhej të kishim fituar me ato dy raste në fund. Por në fund jam i kënaqur pasi kishim përballë kampionët dhe janë ekip i mirë. Duhej ta kishim fituar me ato rastet në fund. Në fillim menduam vetëm për t’u mbrojtur dhe ia dolëm mirë, më pas menduam për të marrë topin në zotërim. Lojtarët duhet të kuptojnë se janë në Superiore dhe se kanë vlera të mëdha”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online