Lojtarët e Superiores quhen “pasanikë”, Dimitri Payet refuzon uljen e rrogës te Marseja: Jam lojtari juaj, por jam edhe babai i një familje

Nga Klaudio Ndreca

Në Shqipëri futbollistët janë konsideruar si shtresa më e lartë dhe që nuk kishte nevojë për mbështetje gjatë periudhës së vështirë të krijuar nga ana e pandemisë. Qeveria nuk zgjodhi që të ndihmojë këtë pjesë të shoqërisë, pasi sipas tyre marrin rroga të majme dhe që nuk deklarohen në shtet.

Nga ana tjetër problemet vazhdojnë për ta pasi presidentët e ekipeve do të shkurtojnë pagesat edhe për këtë periudhë, pasi e gjitha kjo situatë ka ndikuar në arkat e klubeve. Por nga ana tjetër, edhe në “Ligue 1” dhe ku bëhet fjalë për shifra stratosferike që fitojnë lojtarët, ka ngritje të zërit prej tyre për të mos ulur rrogën.

Në këtë linjë është edhe lojtari i Marsejës, Dimitri Payet, që në një intervistë për “Le Journal de l’ile La Reunion” ka folur hapur mbi mënyrën e arsyetimit. Presidenti Zhak-Henri Eyraud ka kërkuar një ulje të pagës me 30%, pavarësisht kalimit në “Champions League”, ndërsa në Francë është mbyllur kampionati para kohe për shkakun e pandemisë.

Payet fiton rreth 100.000 euro në javë dhe ka kontratën që skadon në vitin 2022. “Të gjithë kanë mendimin e tyre në lidhje me këtë çështje. Pozicioni im është i qartë, shumë i qartë madje. Unë jam lojtar, por edhe babai i një familje. Si çdokush tjetër kam shpenzime të rëndësishme financiare për të bërë dhe duhet të mbroj interesat e familjes”, u shpreh Payet. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online