Ish-lojtari i Partizanit, polaku Przemyslaw Norko që ka luajtur për ekipin shqiptar në vitin 2005, ka komentuar përballjen mes Shqipërisë dhe Polonisë. Sipas tij, poalët duhet t’i frikësohen shumë kësaj ndeshje.
“Lojtarët e Shqipërisë do të dalin nga dhomat e zhveshjes dhe do të marrin sëpatat me vete. Ata do të duan ta fitojnë këtë ndeshje me çdo kusht. E dinë se Polonia është në një vrimë nga e cila nuk mund të dalë. Kjo është arsyeja pse ata do të luajnë pa respekt për ne dhe me guxim.
Për ta flamuri është shumë i shenjtë, lojtarët janë të vetëdijshëm për këtë. Edhe nëse kanë një rival me potencial shumë më të madh, përsëri mundohen që ta sfidojnë sa më shumë. Ka një shkëndijë tek shqiptarët, që në fakt, nuk duhet edhe aq shumë për ta ndezur, janë hiperaktivë”, tha Norko. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/