Lojtarët e Kombëtares po vuajnë në elitën e Europës, Murinjo ndryshon skemën vetëm për të mos futur Marash Kumbullën në fushë

Lojtarët e Kombëtares janë në ekipe elitare në Europë, por po vuajnë për minuta. Pas shumë kohësh në stol dhe pa marrë asnjë mundësi të vetme, Kristjan Asllani do të luante si titullar kundër Bayern Munich. Megjithatë edhe ky lojtar ka përfunduar si zgjedhje e tretë për Inzagin që improvizoi me kthimin e Calhanoglu në regji. Një eksperiment ky që i ka dalë si bingo trajnerit të zikaltërve.

Nga krahu tjetër, Berat Gjimshiti është kthyer nga dëmtimi te Atalanta, por gjërat kanë ndryshuar, vendi i titullarit ka humbur. Po e njëjta paraqitet situata edhe për Marash Kumbullën. Ky i fundit pritej që të ishte titullar në takimin ndaj Ludogorest pasi Mancini ishte skualifikuar për kartonët. Murinjo i ka befasuar të gjithë duke u kthyer me katër në mbrojtje, për të hequr kështu mundësinë e aktivizimit të Kumbullës që sipas mediave italiane pritej të ishte titullar. Pa harruar edhe Armando Brojën që nuk u përdor as ndaj Dinamo Zagreb, një ndeshje formale për t’u mbyllur. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online