Llullaku humbet Italinë: E ëndërroja që fëmi këtë përballje!

0

Azdren Llullaku ishte i pafat në disa momente, teksa për RTSH Sport rrëfen përshtypjet e tij, ndërsa ndjen keqardhje që mori të verdhën, pasi mungon ndaj Italisë: “Më vjen keq për kartonin e verdhë, pasi nuk mund të luajë ndaj Italisë. Ishte ëndërr që e kisha që i vogël, por ky është futbolli. Gabon edhe arbitri, edhe lojtari. Mendoj se për rastet që pata, isha i pafat. Ndonjëherë të ecën mirë, ndonjëherë jo.

Formacioni atipik? Ishte formacion mjaft i mirë. Taktikë për të cilën u stërvitëm 3-4 ditë përpara. Disa gjëra të mira u bënë. Ishte Spanja, normalisht, që me një dy takime dilnin përpara.

Pjesa e dytë? Ndërruam sistemin e lojës dhe u qetësuan pak edhe ata të Spanjës, pasi në pjesën e parë luajtën fort. Patëm faj edhe ne, por nuk kemi çfarë t’I bëjmë, pasi ata kanë lojtarët që luajnë me ekipet më të mira në botë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.