Liga e Kombeve funksionin si një kampionat, teksa skuadrat e para ngjiten një ligë më sipër, ndërsa ata të fundi zbresin një ligë më poshtë. Duke qenë se ne ishim në një grup me tre skuadra, kjo na ndihmoi që të mos rrezikonim rënien direkte, por sërish jemi në vorbullën për të përfunduar në Ligën D, ndonëse mund të thuhet se nuk jemi dhe shumë të pafat.
Duhet një kombinim i dy rezultateve që kuqezinjtë të zbresin në Ligën D. Sytë e të gjithë Kombëtares do të jenë në Qipro dhe në Mal të Zi, teksa Qipro pret Norvegjinë, ndërsa malazezët presin Rumaninë. I vetmi rast që kombëtarja jonë të renditet si vendi i tretë më i dobët dhe të zbresë në Ligën D, është një fitore e Qipros dhe e Malit të Zi.
Kujtojmë që renditja e vendeve të treta merret në bazë të pikëve të grumbulluara ndaj dy ekipeve të para në grup dhe jo të vendit të fundit. Fati i kuqezinjve tashmë është në dorën e Qipros dhe Malit të Zi.