Llogaritë për kualifikimin e Shqipërisë U-21/ Fitore e detyruar kundër Çekisë dhe Anglisë, kërkohet vetëm çmenduria

Shqipëria U-21 kishte shanse të mëdha për të dalë në vendin e dytë në grupin aktual. Megjithatë largimi i lojtarëve drejt Shqipërisë A, dëmtimet e shumta dhe mungesat bënë që grupi i Bushit të mos ishte i plotë ndaj Sllovenisë dhe Kosovës.

Dy humbje të fundit e rënduan jo pak gjendjen në grup, teksa Shqipëria vjen në vendin e tretë me 9 pikë, ndërsa në vendin e dytë është Anglia me 10 pikë, por me dy ndeshje më pak. Llogaritë për vendin e dytë duhen bërë me Cekinë e cila është aktualisht duke kryesuar me 13 pikë, me të njëjtin numër ndeshjesh me Shqipërinë.

Pikërisht kjo do të jetë sfida jonë e parë në muajin mars. Sigurisht që fitorja me Cekinë nuk duhet llogaritur për të mbajtur ende gjallë shpresat për kualifikim, por nuk do të mjaftojë. Kjo pasi Cekia e ka zhvilluar një ndeshje me Anglinë, ndryshe nga Shqipëria, që ende nuk ka luajtur asnjë takim me tre luanët.

Në llogari të thjeshta matematikore, Shqipërisë i duhet të fitojë me patjetër një prej dy takimeve me Anglinë për të qenë pranë vendit të dytë. Katër ndeshjet e mbetura për Shpresat do të jenë ato ndaj Cekisë që e presim në shtëpi, dy ndeshje me Anglinë dhe me Kosovën. Në këto takime kërkohen 9 pikë të cilat me shumë gjasa do të na jepnin vendin e dytë, ndërsa të gjitha kombinimet e tjera, do të na jepnin vendin e tretë në rastin më të mirë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online