Ekskluzive/ “Ibrahimovic shqiptar” që vendosi rekordin me Alban Bushin, Bullari po stërvitet me ekipin që kërkon Premier League dhe me sytë nga Italia

Nga Klaudio Ndreca

Emiliano Bullari ishte lojtari që vendosi një rekord të ri me Alban Bushin. Vetëm 17-vjeç, por do të bashkohej me Shqipërinë U-21, teksa Greqia po bënte jo pak përpjekje për ta bindur që të vishte fanellën helene. Asokohe Bullari ishte pjesë e të rinjëve të Olimpiakosit dhe shpeshherë thirrej nga ekipi i parë, teksa u gjend në stol edhe në një ndeshje të Europa League kundër Arsenalit.

Mediat në Greqi e përshkruanin si “Ibrahimovic shqiptar”, por lëvizja te Atromitos nuk qëlloi e goditur. Menjëherë pasi shkoi në këtë skuadër do të ndërrohej trajneri austriak që i premtoi shumëçka Bullarit, ndërsa trajneri i ri grek nuk i besoi për asnjë minutë. Por ku është aktualisht sulmuesi që bëri jehonë të madhe?

Futbollisti 20-vjeçar, sipas informacioneve të siguruara nga “Sport Ekspres”, po vazhdon që të stërvitet me Nottingham Forest prej katër muajsh. Kjo skuadër ndodhet në Championship dhe është afër vendeve që të sigurojnë Play-Offin në Premier League. Bullari është duke bërë stërvitjen me këtë skuadër dhe nuk ka leje që të jetë zyrtarisht pjesë e saj.

Ende në pritje të vizës së punës, që është jo pak e vështirë nga Brexit, luf.ta është me kohën. Nga ana tjetër Parma dhe dy klube të tjera nga Serie B kanë shprehur interesimin për ta marrë në merkaton e verës Bullarin, por lojtari po pret fillimisht që të vazhdojë karrierën e tij te Nottingham Forest nëse do të zgjidhte problemi i dokumentacionit, në të kundërt, Italia është destinacioni i ri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online