Llogaritë e gabuara në merkato, “juventini” drejt largimit nga Kukësi

Në merkaton e verës Kukësi ishte një prej skuadrave që bëri më shumë lëvizje, duke e tejkaluar numrin e 15 afrimeve. Një numër relativisht i lartë, pasi sinjalizoi një ndryshim të madh, por dhe të rrezikshëm. Një nga problemet më të mëdha që ka trajneri Armando Cungu është numri i të huajve, i cili është tejet i lartë. Llogaritë duhet të ishin bërë në verë, pasi Kukësi asokohe kishte vetëm Irakli Dzarian lojtar të huaj.

Plot 7 futbollistë me pasaportë të huaj trokitën te Kukësi dhe nënshkruan një kontratë, duke nisur që nga Rexhinaldo, Toure, Shpehar, Tigruxha, Limaj, Kordeiro dhe Harba, me këtë të fundit që ka marrë valixhet. Rregullorja është e qartë dhe dihej që më shumë se 4 të huaj nuk mund të jenë në fushë. Verilindorët tani presin janarin, për të korrigjuar diçka dhe normalisht do të punohet me tregun vendas si dhe atë kosovar e maqedonas, në mënyrë që të vihet disi ekuilibri, për lojtarët me pasaportë të huaj.

Omar Toure u huazua nga Juventusi te Kukësi. Nuk është një shaka, pasi 20-vjeçari u stërvit për disa ditë me Ronaldon. Nga Torino në Tiranë dhe më pas, asnjë minutë në kampionat me fanellën e nënkampionëve. Siç mëson “SportEkspres.com”, mesfushori prej ditësh nuk ka qenë në stërvitje dhe burime të sigurta bëjnë me dije se lojtari nuk është fare në Shqipëri.

Gjasat janë që lojtari i përfaqësueses së 20-vjeçarëve të Guinesë të marrë valixhet dhe të ndjekë rrugën e Harbës. Klubi nuk ka nxjerrë ndonjë zyrtarizim, por fakti që nuk ishte as në ndeshjen me Kamzën në stol, kur ekipi kishte vetëm 4 alternativa atëherë duket se “divorci” është në prag.

Toure luajti vetëm 2 ndeshje të plota në Kupën e Shqipërisë kundër skuadrës së Orikut, por duhet të kishte bërë më shumë për të bindur Cungun që t’i jepte kënaqësinë që të debutonte në kampionatin shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online