Ndodh edhe kështu: trajneri shkarkohet dhe janë lojtarët ata që e mësojnë të parët vendimin e klubit. E ka pësuar Bylbyl Sokoli, trajneri i mirënjohur në Kosovë. Humbja e fundit me Prishtinën ka bërë që të merret ky vendim.
Përveç sulmit fizik që i bënë, Sokoli ka marrë edhe “goditjen” e dytë nga klubi. Gjithsesi ai nuk polemizon, edhe pse duhet thënë se klubi ndoshta duhet t’ia kishte komunikuar vetë atij largimin nga drejtimi i Llapit.
“Shkarkimi më është kumtuar nga futbollistët dhe bashkëpunëtorët. Ata më kanë thënë se unë nuk jam më trajner i Llapit. Nuk e di arsyen e shkarkimit dhe nuk mund të them asgjë më tepër”, janë fjalët e Sokolit sipas “Koha.net”.