Janë luajtur sot shumica e ndeshjeve për javën e 16-të në Superligën e Kosovës, ku ka spikatur fitorja 6-1 e Llapit kryesues në transfertë, ndaj Besës. Gjithsesi, në Pejë nuk priteshin surpriza, sepse Besa po luan me të rinjtë, për shkak të krizës financiare. Me këtë fitore Llapi shkon në kuotën e 30 pikëve dhe përfiton nga barazimi i Dritës në Drenicë, ashtu si barazimi tjetër pa gola, mes Gjilanit e Trepçës ’89.
Fitore të pastra arritën Feronikeli, 3-0 ndaj Vellaznimit, dhe Liria e Bledi Shkëmbit, 2-0 ndaj Flamurtarit.
Renditja në krye është bërë shumë e ngjeshur, aq sa 9 skuadra janë në harkun e 8 pikëve.