Gjoka merr suksesin e parë: Vllaznia duhet të besojë te vetja

0

Ernest Gjoka arrin fitoren e parë në drejtimin e Vllaznisë dhe merr frymë pak më i qetë, edhe pse renditja mbetet e ndërlikuar. Ish-trajneri i Kukësit e pranon se kundër Lushnjes nuk ishte e lehtë, mbi të gjitha për faj të Vllaznisë.

“Një fitore morali, fitore që na jep oksigjen, na duheshin shumë këto tre pikë. Vuajtëm shumë, sepse kemi humbur raste pa fund. Nëse ishim paksa më të saktë, do ta kishim mbyllur shumë shpejt ndeshjen. Ky është edhe problemi ynë madhor, nëse arrijmë të shënojmë më thjeshtë, do të ecim shumë mirë. Sot kaluam një moment të vështirë, skuadra duhet të punojë dhe të rigjejë qetësi. Nëse jemi të qetë dhe besojmë te vetja, gjithçka do të përmirësohet.

“Gocaj ka pasur djimbje në kofshë dhe Hasani pësoi një dëmtim, për të cilin do të shohim në ditët në vazhdim, a do të riaftësohet deri në fundjavë”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.