Liverpuli triumfon në Gjermani, shënon një “fëmijë”

Liverpuli ka marrë sot një fitore tepër të rëndësishme në Hofenhajm, duke triumfuar 2-1 dhe duke hedhur një hap gjigant drejt grupeve në Champions League, edhe pse nuk ka mbaruar.

Si zakonisht, Hofenhajmi luajti futbollin e vet sulmues dhe krijoi lojë e raste, deri në minutat shtesë të ndeshjes, por që në minutën e dhjetë shpërdoroi keqas një 11-metërsh me kroatin Kramariç, që gjuajti shumë keq, aq sa portieri mik Simon Minjole e pati tepër të lehtë ta priste topin.

Kur gabon, e pëson dhe ashtu ndodhi, sepse Liverpuli humbi disa raste të mira, para se në minutën e 35-të i riu Trent Aleksandër-Arnold të shënonte golin e parë në karrierë me ekipin e parë të Liverpulit, me një goditje dënimi të zgjuar, por ku kishte faj edhe portieri Bauman.

Në pjesën e dytë Milner nisi një kros në zonë dhe Nortvajt e devijoi në portën e vet, duke i dhënë golin e dytë Liverpulit.

Në minutën e 87-të Uth shkurtoi për Hofenhajmin, që sulmoi deri në fund, por nuk e gjeti golin e barazimit, ndaj tani në Angli i duhet patjetër fitorja dhe 1 gol nuk i mjafton.

Në ndeshjet e tjera, fitore e shkëlqyer e Apoelit të Nikozisë, 2-0 ndaj Sllavias së Pragës, me qipriotit që afrohen ndjeshëm me kualifikimin, ashtu si CSKA e Moskës, që fitoi në shtesë 1-0 në fushën e Jang Bojs në Zvicër.

Asnjë gol në Lisbonë, mes Sportingut dhe FCSB (ish-Steaua e Bukureshtit), edhe pse vendasit tentuan me të gjitha forcat dhe rumunët luajtën me 10 lojtarë në 10 minutat e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online