“Liverpuli është si cunami, të vjen ngado”, Guardiola nuk pendohet për De Brujnin: Më pëlqen kur mërzitet

Vëmendja e sportdashësve mbrëmjen e sotme ishte e gjitha në “Enfild”. Liverpul-Mançester Siti ishte kryefjala e kësaj fundjave dhe paraqitja e skuadrave në fushë e justifikoi gjithë interesimin e madh të tifozëve. Guardiola ka vlerësuar tej mase kundërshtarin, duke e krahasuar ekipin e Klopit me një cunami për nga mënyra e të luajturit. Sa i përket faktit se De Brujni nuk e priti mirë zëvendësimin në minutën e 68, trajneri i Sitit është shprehur se i pëlqen kur belgu mërzitet.

“Shkaktuam një penallti dhe në këtë stadium, për 15-20 minuta duhet të përpiqeshim më pak. Të duket si një cunami. Oh Zot, të vijnë ngado. (Liverpuli) Është ekipi më i mirë që kam parë për presionin e lartë.

Mërzitja e De Brujnit pas zëvendësimit? Jam i gëzuar që e shoh këtë. Më pëlqen kur ai është i mërzitur, është diçka e mirë. Ai është i gëzuar tani. E dija se çfarë na mungonte. Na mungonte mbajtja e topit”, ka thënë Pep Guardiola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online