Katër emrat që do të gjenden në listën e Shqipërisë për miqësoret! Ka një kthim për Armando Brojën, ftesa mbërrin në Angli dhe gati Marvin Cuni

Shqipëria do të ketë dy takime miqësore në muajin mars, kundër Kilit dhe Suedisë. Fillimisht do të luajmë me Kilin në datën 22 mars dhe 3 ditë më vonë do të kemi një përballje kundër suedezëve. Por kur do të publikohet lista? Në emisionin Koha Shtesë, është mësuar se në datën 15 mars do të publikohet lista me lojtarët e thirrur nga Silvinjo, gjithashtu në të gjenden edhe 4 lojtarë që do të ftohen nga trajneri i Kombëtares. (Ndiqni emisionin në linkun më poshtë)

Bëhet fjalë për Rei Manajn, Anis Mehmetin, Armando Brojën dhe Marvin Cunin. Armando Broja do të merret, pavarësisht minutave të pakta te Fulham. Nga ana tjetër, do të ketë një vend edhe për sulmuesin e Frosinones, që në ndeshjen e fundit të Serisë A ka fituar një penallti. I kthyer nga një dëmtim i gjatë, Cuni ka pasur vendin e protagonistit në fare pak minuta. Rei Manaj është i padiskutueshëm, ndërsa Anis Mehmeti mund të provohet edhe në vendin e Asanit, për të qenë aty në momentin kur Asani të ndiejë lodhje. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online