VIDEO/ Granit Xhaka jep një asist mahnitës në fitoren e Leverkusenit, 36 ndeshje pa humbje për “aspirinat”

Bajer Leverkuseni vazhdon të mbetet i pamposhtur. Plot 36 ndeshje pa humbje në këtë sezon për skuadrën gjermane. “Aspirinat” kanë mposhtur sot Volfsburgun e rezultatin 2-0, duke ruajtur distancën prej 10 pikësh me Bajernin e Mynihut.

Jenci la Volfsburgun me 10 lojtarë në minutën e 28 të takimit, çka shtroi edhe rrugën drejt fitores për Bajerin. Tela kaloi në epërsi Leverkusenin në minutën e 37 të takimit, ndërsa në të 86-n ishte Virtci ai që vulosi shifrat në 2-0. Një meritë të madhe në golin e dytë e pati Granit Xhaka. Mesfushori shqiptar dha një asist mahnitës për Virtcin, që nuk mund të gabonte përballë portierit. Një sezon i jashtëzakonshëm për ekipin e Ksavi Alonsos, që po ecën i sigurt drejt titullit kampion./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online