Liverpul shkëlqen, Mane Salah të papërmbajtshëm

Liverpul e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshëm edicionin e ri në Premeir Ligë. “The Reds” kanë arritur që të marrin një sukses të pastër në shtëpi ndaj Uest Ham, duke triumfuar 4-0.

Vendosin golat e Salah, Manes dhe Starixh. Egjiptiani realizoi golin e parë për Liverpulin që në minutën e 19-të. Më pas skenën e mori Mane, i cili realizoi një dopietë. Senegalezi u tregua i saktë pak sekonda para se të mbyllje pjesa e parë, ndërsa në të 53-ën shënoi dhe golin e  dytë personal e të tretin për skuadrën. Ishte Firmonjo ai që shërbeu tek goli i tretë, duke sinjalizuar se treshja e Liverpulit mbetet e frikshme po aq sa ajo e viti të shkuar.

Goli i katër erdhi nga Starixh, i cili realizoi vetëm pak sekonda pasi hyri në fushë në vend të Salah. Dominim total nga skuadra e Liverpulit, ndërsa zhgënjen në këtë fillim skuadra londineze, prej të cilës pritej më shumë, duke marrë në konsideratë dhe afrimet e bëra këtë verë. vetwëm 8 minuta për Xherdan Sahqirin në këtë sfidë, me mesfushorin me origjinë shqiptare që zuri vendine  Manes.

Në ndeshjen tjetër mes Sauthemptonit dhe Bërnli u regjistrua një barazim i drejtë. Të dyja ekipet nuk kishin shuam diferenca mes njëra – tjetrës, por Bërnli ishte disi më superior, edhe pse luante jashtë fushe. Në orën 17:00 luhet dhe ndeshja e fundit e ditës së sotme në Angli, ku Arsenal do të presë Mançester Sitin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online