Partizani-Skënderbeu 3-1 (Belica 3′, Telushi 19′, Çinari 60′ / Gripshi 44′)
Partizani ka arritur të fitojë një përballje delikate ndaj Skënderbeut në shifrat 3-1, duke marrë kreun e Superiores. Goli i parë do të vinte që në minutën e tretë, ku krosimi fantastik i Trashit do të shoqërohej me goditjen e saktë me kokë të Belicës.
Më pas do të ishte Telushi, që me një ekzekutim perfekt të goditjes së dënimit, e ka dërgur topi në rrjetë dhe ka nxjerrë huq murin mbrojtës të Skënderbeut. Në minutat e fundit të pjesës së parë erdhi edhe një shkëndijë e miqëve, që edhe me gabimin në dalje dhe vendosje të Hoxhës, Gripshi ka ngushtuar diferencat.
Megjithatë në pjesën e dytë nuk ka vend për shumë histori, pasi me një marrje dhe ekzekutim të bukur nga ana e Çinarit, është mbyllur gjithçka sa i përket këtij takimi. /Sport Ekspres/
Partizani: Hoxha, Mala, Boldor, Belica, Trashi, Broja, Telushi, Kordeiro, Çinari, Bardhi, Asani.
Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Dita, Pollozhani, Pëllumbi, Gripshi, Daja, Esien, Ndeki, Bregu, Oto Xhon.