VIDEO/ Ngo i bën lëmsh të gjithë, Tirana fiton në transfertë dhe shkon 6 pikë larg Kukësit

Ngo është padyshim makthi i mbrojtsave kundërshtarë. Idrizaj do të shënonte në portën e tij në derbi pas një pasimi të këtij sulmuesi të Tiranës, ndërsa të njëjtën gjë do e bënte edhe Vrapi te Flamurtari.

Vetëm se ky gol në Vlorë do të vendoste shumë për fatin e takimit. Vërtet i pafat u tregua në këtë rast Vrapi, ndërsa Tirana arrin të përfitojë, duke siguruar edhe tre pikët e radhës në kampionat. Ndërsa fatin e takimit e vendosi Kobina, duke e goditur topin në cepin në rrjetës dhe duke mbyllur shifrat në 0-2. Tashmë bardheblutë e mbajnë fortë kryesimin, duke u shkëputur në 6 pikë nga Kukësi i vendit të dytë që nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Vllaznisë. /Sport Ekspres/

Tirana do të ndeshet në transfertë ndaj Flamurtarit, teksa Egbo kërkon vazhdimësinë e rezultateve pozitive. Bardheblutë kanë vendosur më të mirët në formacion ndaj vlonjatëve, ndërsa vend gjen Grent Halili, ndryshe nga më parë. Ndërkohë nga krahu tjetër kemi gjithmonë improvizime nga ana e trajnerit Troisi, që ka zgjedhje të cunguara. /Sport Ekspres/

Flamurtari: Moçka, Gocaj, Qarri, Muçollari, Vrapi, Nebihu, Haruni, Ramos, Infonjo, Ribaj, Hoxhaj

Tirana: Lika, Muça, Doka, Osmani, Hoxhallari, Sidibe, Batha, Halili, Muçi, Kobinah, Ngo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online