Lionel Mesi e ka vendosur: Nuk do të luaj në Botërorin e ardhshëm me Argjentinën

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, ka folur për planet e tij për të ardhmen kur bëhet fjalë për Kombëtaren dhe ka bërë të ditur se me shumë gjasa ka luajtur Botërorin e fundit në Katar.

“Pleshti” do të jetë 39 vjeç gjatë Botërorit të ardhshëm dhe beson se nuk do të jetë i gatshëm të ndihmojë skuadrën qëtë mbrojnë titullin e tyre botëror.

“Unë nuk mendoj se do ta bëj. Ai ishte Botërori im i fundit. Do të shoh se si do të zhvillohet situata, por në parim, jo, nuk do të luaj në Botërorin e ardhshëm”, tha Messi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *