Kufjet i hoqën nga duart trofeun e Champions-it, rasti i Cancelo-s që vërteton pse Guardiola është në majë

Guardiola ka ndërtuar një makineri të frikshme si Manchester City dhe Champions League e fituar pak ditë më parë ishte kurorëzimi që i mungonte me skuadrën angleze. Shumë pyesin se si është e mundur që të arrish një nivel të këtillë dhe ta mbash atë për vite me radhë. Skemat taktike janë të rëndësishme, por vlerë më të madhe ka sjellja në dhomën e zhveshjes. Rasti i Joao Cancelo-s vërteton më së miri përse Guardiola ka prekur majat me City-n.

Klubi ka hierarki dhe fjala e trajnerit duhet t shkojë në veshin e të gjithëve, të paktën kjo është filozofia e trajnerit spanjoll. Cancelo doli mbi këtë rregull dhe përgjigja ishte e menjëhershme. Mediat angleze kanë zbukuar arsyen përse mbrojtësi portugez u largua drejt Bayern-it, duke humbur mundësinë për të fituar Champions-in.

Cancelo vendosi kufjet gjatë një fjalimi të Guardiolës me ekipin në muajin janar. Kaq mjaftoi që trajneri i City-t të kërkonte nga klubi që ta largonin menjëherë nga skuadra. Fundi i historisë tashmë është i ditur, Cancelo u transferua në radhët e Bayern Munchen, ndërsa Guardiol dhe Manchester City shkruajnë historinë duke fituar tripletën./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online