Edhe pse vetëm para 1 muaji, Lionel Messi ishte favorit absolut për fitimin e Topit të Artë, duket se ditë pas dite situata mund të ndryshojë. Performanca e shkëlqyer e Karim Benzema dhe Robert Leëandoëski mund të na surprizojë mbrëmjen e natës gala.
Sulmuesi i Realit të Madridit, Karim Benzema mendon se ka bërë mjaftueshëm këtë vit, për të arritur majën e suksesit.
“Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Shpresoj ta fitoj. Jam i lumtur që jam në garë. Jam i lumtur dhe shpresoj që gjërat të vazhdojnë të zhvillohen kështu,” tha Benzema. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/