“Limajn e donin të gjithë”, Tefik Osmani tregon Tiranën: Një lojtar i yni do t’i bashkohet Shqipërisë nesër

Tefik Osmani është i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Drejtori i Tiranës ka treguar sekretet e bardhebluve që gjenden në vendin e parë në kampionat. Gjithashtu është thënë se një lojtar i Tiranës do t’i bashkohet Shqipërisë së Rejës, por nuk është zbuluar ende emri i tij.

“Presidenti ka vendosur sërish në krye trajnerin Shehi. Statistikat treguan se ishte trajneri më i mirë edhe pse nuk arritëm objektivin në sezonin e shkuar. Kemi bërë merkato shumë të mirë. Nuk ishte e lehtë që të afronim këta lojtarë. E kërkonin ekipe që do të ishin në Europa League dhe Champions League, por edhe skuadra që ishin përtej kufirit.

Me arbitrat nuk jam marrë në asnjë rast, as si lojtar. Arbitri është si një lojtar që nuk do të gaboj, por gabimi bëhet. Nesër një tjetër lojtar i Tiranës do të shkojë te Shqipëria, emrin nuk ua them. Për tre lojtarët tanë kanë ardhur oferta për në janar”, tha Osmani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online