“Largimi i Grent Halilit nga fusha dhe tërheqja nga merkato e lojtarëve afrikanë”, Stefa analizon pikat e suksesit të Tiranës

Tirana ndodhet në vendin e parë në kampionat dhe po përjeton një moment të artë. Bardheblutë fituan edhe një derbi tjetër, këtë herë kundër Dinamos. Në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, Gjergj Stefa ka komentuar pikat e suksesit të deritanishëm të skuadrës që drejtohet nga Orges Shehi.

“Janë disa pika që Tirana është këtu ku është sot. Si fillim, është një klub që ka para dhe ka lojtarët e duhur. Merita e Osmanit dhe drejtuesëve që vendosën për vazhdimin e kontratës me Orges Shehin. Në sezonin e shkuar vërtet dolën në vendin e pestë, por i fitoi të gjitha ndeshjet me rivalët direkt. Pika tjetër ishte largimi nga merkato për të marrë lojtarët afrikanë që kanë qenë dështim në sezonet e shkuara.

Merkato ishte e zgjuar duke marrë lojtarët e duhur, Xhixha i ka shënuar golat ndaj Dinamos në verionin Dybala. Gjithashtu e fundit, largimi i Grentit nga fusha për të qenë në stafin drejtues. E njeh shumë mirë atë ambient, ia di kokën të atit dhe është oponencë”, tha Stefa. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online