Lilaj: Sezon i mrekullueshëm, kam kontakte me disa klube

Mesfushori i Skënderbeut, Sabien Lilaj, është kthyer në fushë dhe ka qenë sërish fantastik, duke shënuar edhe një gol në momentin e duhur, kur Skënderbeu pësoi gol. Pas ndeshjes ia foli për ndeshjen, por edhe për dëmtimin e tij në dorë: “Luajta me një dorezë me fibra karboni, që nuk lejonte lëvizjen e kyçit të dorës, në rast rrëzimi. Pak e rëndë, por ia vlejti, sepse sakrifikova për të luajtur dhe nuk pata probleme.

“Ne dëshironim të luanim një ndeshje të mirë, kundër një rivali që ishte kualifikuar dhe luante pa presion. Kemi marrë një fitore me shumë rëndësi, edhe për moralin, sepse vinim pas dy barazimesh në kampionat dhe na duhej një reagim.

“Nuk di të bëj dallim mes kampionatit e Europës, të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme dhe çdo fitore vlen shumë.

“Golat e shënuar? Më vjen mirë që po ndihmoj skuadrën, realisht po shënoj shumë, por nuk është qëllim në vetvete. Ky është sezoni im më i mirë në aspektin e shënimit të golave, edhe pse shënova shumë edhe para dy viteve. Jam shumë i kënaqur me formën aktuale, më vjen mirë që Panuçi ishte në stadium dhe shpresoj të vazhdoj me këtë formë, sepse gjatë një kampionati lojtarët nuk janë gjithnjë në maksimum fizikisht”.

“E ardhmja? Kam kontakte me disa klube, por jam në kontratë me Skënderbeun, ndaj vendos klubi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online